Me besimin në Zot, në Atdhe dhe familje, ju ftoj të gjithëve të votoni me 14 maj për Nr 9, PD

0
462
Nga Sami Osmani
Sekretar i deges se PD Durres
Të dashur demokrate dhe demokrat, të dashur simpatizant, i nderuar Z. Alibeaj!
Faleminderit për vlerësimin dhe besimin për të qënë pjesë e listës së Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike të qytetit të Durrësit. Jam anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 1992 ! Jam banor i qytetit të Durrësit që nga viti 1999!
Pjesë e komunitetit të të ardhurve në Durrës, i cili është një komunitet jo i vogël tashmë dhe që kontribuon ekonomikisht në zhvillimin e këtij qyteti.
Në këtë qytet kanë kaluar qytetërime mbarë botërore, të cilët kanë kontribuar për zhvillimin e tij politik, ekonomik, social dhe kulturor.
Edhe ne duam të kontribojmë në zhvillimin e këtij qyteti në të gjitha këto aspekte, prandaj si antar i Këshillit Bashkiak do të bëj çdo gjë që do kem në dorë për ta bërë të prekshme këtë realitet.
Çdo vendim që do të marrim do ta konsultojmë më parë me të gjithë komunitetin që përfaqësojmë , në mënyrë që të prodhojmë një politikë me integritet, transparencë, pjesmarrëse dhe llogaridhënëse.
Çdo vendim do ti shërbejë qytetarëve në tërësi dhe jo vetëm një grupi apo një formacioni politik. Pasi politika prek jetët e të gjithëve, të majtë dhe të djathtë, vendali dhe të ardhur, të pasur dhe të varfër. Prandaj me besimin në Zot, në Atdhe dhe familje, ju ftoj të gjithëve të votoni me datë 14 Maj për Nr 9.
Për Partinë Demokratike për të ardhmen!
Për të gjitha këto arsye në 14 Maj Votoni Partin Demokratike Votoni Nr .9
Kjo është kohë për të forcuar Partin Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj dhe kurrsesi nuk është koha që një parti tjetër të marrë pushtet të pamerituar me votën e demokratëve dhe nesër ashtu siç ka treguar dhe në të shkuarën që sa ti vijë rasti të ikë dhe të bashkohet me Edi Ramën.
Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë.
Votoni numrin 9
FITORE !