BallinaKronikeEMRI/Plagosje me armë zjarri në Lezhë, 22-vjeçari transportohet në spital

EMRI/Plagosje me armë zjarri në Lezhë, 22-vjeçari transportohet në spital

spot_img
spot_img

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë dhe policia ka njoftuar se i plagosur ka mbetur Aleks Laska.

Sipas policisë, i riu është paraqitur në spital me plagë në këmbë, ndërsa janë të paqarta rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

I riu aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak:

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i  plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta shtetasi A.L. 22 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular