BallinaKronikeMasakra në familjen shqiptare në Itali/ Vrau vajzën dhe plagosi gruan, 45-vjeçari...

Masakra në familjen shqiptare në Itali/ Vrau vajzën dhe plagosi gruan, 45-vjeçari donte të vriste edhe djalin e mitur, por…

spot_img
spot_img

Masakra në Foggia ka tronditur jo vetëm për vrasjen e vajzës nga i ati, por edhe nga rrëfimi që ai ka bërë pas krimit të rënë.

Policia dhe grupi hetimor që janë marrë me sigurimin e dëshmive të autorit dhe personave që kanë pasur dijeni mbi rrethanat e atij krimi të rëndë ka treguar detaje rrëqethëse për qëllimin që ka pasur vlonjati që i mori jetën vajzës së tij dhe fqinjit të vet italian, të cilin sipas Policisë e akuzonte se ishte i dashuri i bashkëshortes së tij.

Policia ka bërë me dije se e ka gjetur djalin e vogël, vetëm 5 vjeç, të Taulantit dhe Teftës të fshehur pas divanit në sallon, i cili besohet se edhe ka mundur të shmang sulmin fatal që kishte ndërmend të kryente i ati ndaj tij.

Në rrëfimin e kryer nga Taulanti mësohet se ai ka qenë i bindur që italiani kishte lidhje me bashkëshorten e tij e për pasojë e ka sulmuar në momentin që e pa të dilte nga shtëpia e tij dhe më pas ai ka thënë se gruan nuk e vrava se duhet të vuajë e gjallë gjithçka ka bërë. Kundër këtij pretendimi dhe rrëfimi të autorit të vrasjes është vëllai i viktimës, i cili mohon në mënyrë kategorike lidhjen e vëllait të tij me Teftën, duke treguar se familja shqiptare jetonte në shtëpinë e tij dhe kjo ishte e vetmja lidhje që kishin ata me njëri-tjetrin. Por, Policia italiane as ditën e vrasjes, por as dje nuk ka bërë me dije se ku e kishte siguruar thikën me të cilën kreu vrasjet autori.

MEDIAT VENDASE

Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe komshiun italian, si dhe plagosi bashkëshorten.

Në një video që ai kishte bërë pas krimit, 45-vjeçari shqiptar nga Selenica e Vlorës kërkonte në banesë edhe djalin e tij 5-vjeçar, por nuk mundi ta gjente. Sipas të përditshme italiane “La Repubblica”, djali ishte fshehur pas divanit në dhomën e ndenjes, pikërisht aty ku Taulant Malaj theri me thikë vajzën dhe gruan. Pasi Policia u fut brenda në apartament, 5-vjeçarin e gjetën të fshehur pas divanit. I mituri qëndronte aty duke u dridhur dhe i tmerruar. Taulant dhe Tefta Malaj ishin të martuar prej 17 vitesh dhe prej 20 vitesh jetonin në Itali.

Në polici nuk ka pasur asnjë denoncim për dhunë në familje. Edhe fqinjët thonë se nuk e kishin dëgjuar asnjëherë çiftin që të grindej. Gruaja nuk dilte shpesh, sipas fqinjëve, dhe ishte gjithmonë nën shoqërinë e burrit. Ndërsa Taulanti punonte në një furrë buke. Kolegët e përshkruajnë si punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes. Krimi i rëndë me 2 të vrarë dhe 1 të plagosur dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Taulant Malaj e akuzonte gruan për tradhti me komshiun italian, e për këtë arsye e masakroi me thikë këtë të fundit. Ndërsa vajzën e vrau teksa 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur të ëmën, por mbeti vetë viktimë.

RRËFIMET PAS VRASJES

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Itali dy ditë më parë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, vrau të bijën dhe një shtetas italian. Mediat italiane kanë zbardhur deklaratën e autorit, ku thuhej se bashkëshortja kishte pranuar që kishte një lidhje me italianin Massimo dhe se i kishte kërkuar falje në lidhje me këtë marrëdhënie.

Sipas rrëfimit të tij, Malaj ditët e fundit kishte pasur një debat në familje, për tradhtinë e pretenduar, në fund të të cilit kishte thënë se donte të ndahej. Megjithatë, gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Duket se Malaj, ende sipas rrëfimit të tij, e kishte zbuluar disa herë gruan e tij me kalimin e kohës në katin e tretë të pallatit ku banonte Massimo. Malaj i ka rrëfyer prokurorit se lidhjen e gruas së tij e zbuloi me anë të disa mesazheve në celularin e saj, ku kishte konstatuar se personi me të cilin fliste ishte fqinji i tij Massimo.

Pasi e zbuloi, ai doli nga shtëpia dhe priti derisa fqinji i tij të hynte në shtëpi dhe e goditi për vdekje me njëzet goditje në gjoks, bark dhe kokë. Pasi vrau fqinjin, Malaj tregon se u ngjit ë shtëpinë e tij ku filloi të godiste me thikë të shoqen dhe vajzën e tij. “Në atë moment, i verbuar nga inati”, tha Malaj. Ndërsa vëllai i italianit të vrarë ka kundërshtuar versionin e autorit, duke thënë se mes vëllait të tij dhe fqinjës nuk ka pasur asnjë marrëdhënia. Gianluca përjashton çdo lloj marrëdhënie mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta:

“Massimo kishte jetuar në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, tani 80 vjeçe dhe e ve. Marrëdhëniet me atë familje, ishin të shkëlqyera, normale. Marrëdhëniet mes bashkëpronësisë, i thanë lamtumirë dhe respektuan njëri-tjetrin”. Djali tjetër i Taulant Malajt, një djalë 5-vjeçar, shpëtoi veten nga tërbimi vrastar i të atit, duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjjes së shtëpisë. Mbrëmjen e së shtunës, pas masakrës, të parët që mbërritën në shtëpi ishin vëllai i vrasësit të rrëfyer dhe kunata e tij. Ata e gjetën fëmijën të fshehur pas divanit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular