“Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy (Taulant dhe Tefta Malaj)”, kështu deklaron nusja e vëllait të Taulant Malajt, në një intervistë televizive.Kunata e autorit tha se Taulanti nuk donte të vriste djalin e tij 6-vjeçar.
“Ajo zonja që u vra ka nënë dhe familje. Pse i hapni këto budallallëqet. Mos kruani në kurriz të të tjerëve. Djali nuk ka dashur që të fshihet dhe nuk është fshehur. Babai nuk ka dashur që të theri djalin. Të voglin e kam unë. Atë e di vetëm ai dhe ajo, të falënderoj shumë. Kaq.”, tha ajo.
Taulant Malaj goditi për vdekje me thikë të bijën 16-vjeçare, Xhesika, dhe fqinjin e tyre italian, 51-vjeçarin Massimo De Santis.