Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme (e hënë) në qytetin e Lezhës.
Gazetari i News 24, Igli Çelmeta bën të ditur se rreth orës 23 janë dëgjuar të shtëna në lagjen “Besëlidhja”.
“Dyshohet se shkak është bërë sherri mes disa të rinjve, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, bëjnë të ditur burimet për Balkanweb.