BallinaBotaAkuza për përdhunim dhe shpifje, Gjykata amerikane shpall fajtor Donald Trump, dëmshpërblim...

Akuza për përdhunim dhe shpifje, Gjykata amerikane shpall fajtor Donald Trump, dëmshpërblim prej 5 mln dollarësh për Carroll

spot_img
spot_img

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Jean Carroll, në vitet 1990 dhe më pas ka shpifur duke e quajtur gënjeshtare, ka thënë një juri e madhe në Shtetet e Bashkuara.

E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.

Një juri prej tetë anëtarëve në gjykatën federale në Manhatan, ka shqiptuar dënim prej 5 milionë dollarësh dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka gjetur që Trump e ka dhunuar atë

Trump nuk ka qenë prezent në gjyqin që ka nisur më 25 prill. Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular