Interi ka hedhur një hap të madh drejt finales së UEFA Champions League, teksa në ndeshjen e parë gjysmëfinale mundi 2-0 Milanin në San Siro.
Zikaltërit do merrnin shumë shpejt frenat e lojës. Ekipi i Inzaghit realizoi gol në minutën e shtatë, teksa pas një krosimi, Dzeko “tundi rrjetën” me një goditje me të majtën.
Akoma pa marrë veten nga pësimi i golit të parë, kuqezinjtë pësojnë të dytin pas një depërtimi fantastik në zemër të zonës nga Mkhitaryan.
Interi fiton penallti brenda pjesë ssë parë pas një kontakti Lautaro-Kjaer në zonë, por pas një rishikimi me VAR, vendoset që 11-metërshi të anulohet
Të besuarit e Piolit e fillojnë pjesën e dytë me shumë dëshirë për të bërë diçka ndryshe. Në të 63-tën, e djathta e Tonalit përfundoi në shtyllë.
Gjithsesi, shfirat mbeten të njëjta deri në fund. Kështu, Interi merr një rezultat shumë të rëndësishëm, me ndeshjen e kthimit që do vendosë përfundimisht skuadrën finaliste.