BallinaAktualitetArrestimi i Fredi Belerit/ Pas takimit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ambasadorja...

Arrestimi i Fredi Belerit/ Pas takimit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, ambasadorja greke mbërrin në Vlorë

Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi ka mbërritur në qytetin e Vlorës pas dhënies së vendimit të gjykatës për arrestimin e kandidatit të “Bashkë  Fitojmë” Fredi Beleri.

Ndërkohë mëngjesin e së premtes, ajo shkoi edhe Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku kishte kërkuar takim me kreun e këtij institucioni, Olta Xhaçkën.

Por, ishte takuar për disa minuta me një nga drejtorët e Ministrisë së Jashtme, të cilit i kishte shprehur shqetësimin për arrestimin e Belerit.

Sipas policisë, ka prova bindëse se Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë blerë vota për zgjedhjet e 14 majit.

Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, shtetasi Pandeli Kokaveshi është filmuar duke dhënë 400 mijë lekë për 8 vota.

 

Personi që ka marrë paratë ka qenë i infiltruar nga policia dhe prokuroria. Sipas burimeve, në përgjime dhe vëzhgime del edhe vetë Fredi Beleri.

 

Po kështu mësohet se personi që ka marrë paratë nuk është ndaluar sepse ka qenë i autorizuar nga policia dhe prokuroria.

Per Belerin u leshuar nje urdhër-arresti, ndërkohë avokati i tij dha dorëheqjen nga çështja që të dalë dëshmitar në çështje.

Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular