BallinaKryesoreZgjedhjet lokale në Shqipëri, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, ambasada e SHBA del me njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e SHBA ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën në Shqipëri.

Në reagim thuhet se qytetarët shqiptarë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore. Ambasada i bën thirrje partive politike dhe institucioneve të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

“Të dielën, qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore – të votojnë për udhëheqësit dhe të ardhmen e tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar dhe me standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e SHBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje.

Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Drejtuesit e partive patën detyrimin të propozojnë kandidatë të pastër, të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet të jetë në dorën e qytetarëve. Siç kemi bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të shkuar, Shtetet e Bashkuara do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular