BallinaLifestyle“Jam i bindur që asaj i është bërë qejfi shumë”- Nga ndarja...

“Jam i bindur që asaj i është bërë qejfi shumë”- Nga ndarja me vajzën e Jozefina Topallit, tek borxhet dhe familja, Luizi mes lotësh: Ajo që më vrau ishte…

spot_img
spot_img

Këngëtari Luiz Ejlli ka folur për ndarjen nga vajza e Jozefina Topallit, Megi, pas 10 vitesh së bashku.

Ai ka treguar se ndarja e tyre ka qenë paqësore dhe shprehur bindjen se “asaj iu është bërë qejfi jashtëzakonisht shumë” që ka fituar BBV, por theksoi se nuk i ka dërguar një mesazh urimi.

I ftuar në “Më lër të flas”, Luiz Ejlli u shpreh se gjëja që e ka vrarë më shumë pas përfundimit të BBV dhe përballjes me realitetin ishte fakti që, sipas tij, njerëzit kishin hedhur baltë mbi të motrën dhe nënën.

Këngëtari sqaroi deklaratat e tij se kishte borxhe për të paguar jashtë dhe hapjen e një GoFundMe nga familjarët e tij.

Pjesë nga intervista:

Luiz Ejlli: Mora një vendim për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen e ika në Francë.

Nëse do të ndiqja mendjen do të kisha mundësi të krijoja karrierën muzikore në Shqipëri. Ajo lidhje nuk funksionoi, zgjati 10 vite por nuk funksiononte më, Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, sepse i uroj gjithë të mirat, ka krijuar familjen e saj.

A të ka uruar?

Luiz Ejlli: Jo nuk më ka uruar për fitoren. Jemi ndarë në mënyrë paqësore.

I ka ngelur qejfi?

Luiz Ejlli: Jo, nuk e di. Nuk e paragjykoj, s’ka lidhje. Me aq sa e kam njohur, jam i bindur që iu është bërë qejfi jashtëzakonisht shumë.

U hap një GoFoundMe?

Luiz Ejlli: Kur unë kam thënë brenda kam disa borxhe për të larë, nuk janë të mëdha.

Ishin minimale, me krahasuar sa kam fituar, janë vërtet qesharake, por unë nuk kisha mundësi realisht, duke i marrë parasysh çfarë rroge kisha, qiraja. Sot i kam të hequra.

Shumë njerëz kur kanë dëgjuar rrëfimin tim kanë kontaktuar nënën e motrën time, duam ta ndihmojmë për qejf, duam të dhurojmë diçka për të.

Kanë hapur GoFound me që të jepnin njerëzit sipas mundësive. Dhe kur të dilja ishin me emër me mbiemër. E ka hapur motra dhe nëna. Mua më është thënë në dhomë të rrëfimit nga stafi. Unë u ndjeva keq, sikur njerëzit do më mëshironin edhe thashë të mbyllet. Kur u mbyll njerëzit thanë se familja ka dashur të abuzojë me djalin që është brenda, për të marrë lekë për vete. Ajo shumë që është mbledhur 20 mijë dollarë, do e përdor për të blerë një banesë për një familje në nevojë.

Jam i bindur se do shkojnë në një vend ku do kenë më shumë nevojë.

Ajo që më vrau ishte që njerëzit po hidhnin baltë mbi nënën e motrën time, është e rëndë sepse nuk do të do askush më shumë se nëna.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular