Në Klos, numërimi është mbyllur zyrtarisht ku fituese është kandidatja e PS, Valbona Kola me 4466 vota. Kandidati i BF, Bedri Hoxha ka marrë deri më 3499 vota
Kandidati i Partisë Socialiste në bashkinë e Dibrës, Rrahim Spahiu po dominon garën për këtë bashki deri në këtë fazë të numërimit.
Ai ka marrë 7746 vota deri më tani. Nga ana tjetr Ismail Uka i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 2876 vota ndërsa Naim Gazidede nga PD zyrtare ka marrë 657 vota.
Edhe në Mat, gara udhëhiqet nga kandidati i PS, Agron Malaj me 8525 vota deri tani ndërsa Skënder Gjuci nga BF ka marrë 4370 vota. Deri më tani janë numëruar 48 nga 49 kuti votimi në total.
Në Bulqizë, numërimi është futur në katër kutitë e fundit ku sërish gara dominohet nga PS. Festime Mjeshtri është në avantazh përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë.