BallinaKronikeU rrëzua në humnerë/Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti

U rrëzua në humnerë/Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti

spot_img
spot_img

Është gjetur e pajetë turistja, e cila ditën e sotme u rrëzua në një humnerë gjatë aksit rrugor Përmet-Leskovik.

Policia ka njoftuar se viktima është një 70-vjeçare nga Austria, e cila ishte duke lëvizur me biçikletë, por ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular