Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga drejtimi i PD, ka reaguar edhe Jonila Godole.
Godole, shprehet se dorëheqja është pjesë e demokracisë dhe akti i Alibeajt duhet përshëndetur si një hap pozitiv, ndërsa shton se e njëjta përgjegjësi duhet të mbahet edhe nga pjesa tjetër e lidershipit të partisë.
Reagimi:
Dorëheqja është pjesë e demokracisë, ashtu siç janë zgjedhjet. Akti i Alibeajt duhet përshëndetur si një hap pozitiv që tregon se PD mund të jetë një parti ku liderët mbajnë përgjegjësi për vendimet dhe dështimet e tyre
Por e njëjta përgjegjësi duhet të mbahet edhe nga pjesa tjetër e lidershipit të partisë, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetari i partisë, të cilët bojkotuan fushatën dhe kandidatët e PD-së, dhe të cilëve u faturohet akoma më tepër rezultati i dobët i këtyre zgjedhjeve.