Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, teksa zbuloi se beteja e Amerikës kundër Berishës sapo ka filluar në Partinë Demokratike. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu theksoi se Sali Berisha është rikthyer jo për t’u larguar, pasi sipas analistit, problemi në PD është SHBA-ja, jo Enkelejd Alibeaj, i cili dot dha dorëheqjen.
Në këtë kontekst dhe përpara situatës që Berisha nuk tërhiqet, zoti spahiu shtoi se ai do të largohet nga politika vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, juristi Spahiu ka treguar se si kryefoltoristi “eliminoi” gjithë bashkëpunëtorët e tij në PD dhe ndërkohë shprehte i bindur se “non-gratën” e pret fund tragjik.
-Zoti Spahiu, zgjedhjet lokale të 14 majit përfunduan dhe fituese e tyre doli Partia Socialiste. Por pavarësisht kësaj disfate që pësoi opozita dhe veçanërisht koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kreu i “Foltores”, Sali Berisha e cilësoi procesin zgjedhor si një farsë. Keni një koment?
Shiko! Unë e kisha paralajmëruar që Shqipëria do vishet rozë nga Tropoja dhe Shkodra, deri në Korçë apo Himarë. Dhe kështu ndodhi. Parashikimi im ishte që Berisha merrte 8 bashki por jam gabuar me 1, sepse ata morën 7 bashki. Megjithatë për t’iu kthyer pyetjes suaj, mendoj se Edi Rama paska lindur me këmishë. Rama mezi po e përmban veten dhe të dal të thotë Berisha mos u largo sepse me atë në opozitë ai rri në pushtet 40 vite. 2025 dhe 2029 duke mos ikur sot Berisha nuk bënë gjë tjetër veçse e bënë që Rama të marr një tjetër mandat. Sipas tij socialistët paskan vlerë 1 milion shqiptar, madje edhe në vendin e tij në Tropojë, sepse Berisha nuk kishte fushatë elektorale për të larguar Ramën por për të larguar Yuri Kim. Si mundet ti besojnë dhe si mundet ti tradhtoj mijëra njerëzve që i besojnë.
-Mendoni se ky rezultat do t’i sjell një braktisje nga njerëzit që e mbështesin Berishën?
Patjetër sepse të fitoj në Shkodër dhe në Tropojë është katastrofë. Djegia e mandateve është lule sepse kjo është mbyllja e një misioni historikë që pati kjo parti dhe sot është një biznes familjar.
-Berisha nuk ishte alternativa që demokratët duhet që të zgjidhnin, po pse ata nuk zgjodhën Alibeajn?
Sali Berisha dhe PD sot janë një nuk ka asnjë veprim që të kuptohet se Partia Demokratike zyrtare është shkëputur, nuk thonë se ai duhet larguar. Në 2015 PD ishte përballë PS dhe LSI dhe ka marr një rezultat më të mirë. Si mund të bësh koalicion me Metën që shumica e shqiptarëve e urrejnë atë. Në listat që ai vendosi ai nuk vuri asnjë pro amerikanë, nga shoqëria civile, ai futi Belindin për bashkinë e Tiranës. Kemi të bëjmë me një opozitë të blerë, jo të blihet me para por me një koncesion politik dhe Rama i ka garantuar paprekshmërinë Berishës dhe i duhet Berisha i lirë. Sepse e di që Berisha nuk lejon krijimin e faktorëve të rinj politik në treg, sepse e di që ai edhe me 10 deputet do të vazhdojë aty.
-Nëse nuk vjen reflektimi nga Berisha dhe vijon të kërkoj PD, deputetët e PD vjen një moment reflektimi apo vijojnë pas Berishës?
S’keni parë gjë akoma. Humbja e Enver Hoxhës ka qenë lule, politikani që do të ketë fundin më tragjik do ta ketë Berisha dhe ne do të përjetojmë vajtjen në nivelin zero. Është hera e dytë që Shkodra e ndëshkon Berishën në ’96 në zgjedhjet lokale Shkodra nuk votojë PD. Vota në Shkodër është votë për të çmontuar Berishën dhe për ta larguar nga politika. Arrestimi i Fredi Belerit rrëzoi kauzën sovraniste që ai kishte ndërtuar si një kala rëre, mesazhet e Amerikës i konsideron armiqësore dhe ato greke si miqësore.
-Ndërkohë janë shtura zërat që kërkojnë dorëheqjen se Sali Berisha. Sa gjasa ka që kjo gjë të ndodhë, qoftë edhe formalisht?
Basha ikën, Alibeaj iku, Berisha nuk është larguar është aty, unë jam një prej njerëzve më kontestues të Alibeajt, e ka bërë ministër Drejtësie, kam qenë opozitari, duhet të largohet nuk kam asnjë hije dyshimi, problemi nuk ka qenë as Alibeaj as ndonjë demokrat, kanë qenë SHBA. A besoni që beteja e SHBA kundër SHBA ka mbaruar pas 14 majit? Mos bëjmë sikur të fshihemi pas gishtit, problemi është absolutisht, nëse nuk do të kishin ndërhyrë SHBA kjo do ishte me Bashën kryetar me Berishën deputet i cili do jepte urdhrat në hije, problemi është shumë madhor Alibeaj as Basha, por e zgjidh Berisha, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen Berishës, ai është kthyer për të qëndruar, jo për t’u larguar e për të ikur. Ai është kthyer me një qëllim të kishte një grup dhe t’i tregonte SHBA që unë jam i paprekshëm dhe do të largohem nga kjo botë duke qëndruar në politikë. Çështja është nëse Berisha nuk largohet dhe nuk do largohet s’do t’i japë legjitimitet dhe Bashën që do të kthehen. Këta do lënë një mbledhje të këshillit kombëtar dhe hapet gara. Largimi i Berishës forcon opozitën. Qëndrimi i Berishës forcon Edi Ramën. Nëse Berisha vazhdon të qëndroj atëhere SHBA do i shkrijë për skrap në 2025
-Por mos harroni që ka edhe nga ata që janë verbuar nga Berisha, pra e kam fjalën për ithtarët e tij, të cilët thonë që Sali nuk duhet të largohet, por ka ardhur koha që PD të hapet edhe për mendimin ndryshe. Si i shikoni këto zëra?
Hahahahahahah! Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita. Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hap portat”. A thua se ky i fundit ka çelësat e parajsës dhe njerëzit po presin në radhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë. Ajo duhet të uli qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda….. Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studenteve, intelektualëve, të rinjve dhe qytetarëve, por që i largoi të gjithë Berisha. Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet. Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë? Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelsi i portave të Berishës është komike. Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelësave dhe dyerve hermetike me kangjella në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin. Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialëve në oborrin e SHQUP. Kjo është tezë shumë e konsumuar. Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij. Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestrat kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera. Muzikantët e Saliut mund t’i japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marr një gomone dhe të shpëtoj kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane. Aizbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe s’ka marangoz që ja mbyll vrimat, të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit. Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja. Këshilla që duhet dhënë pasagjerëve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re….. Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas. Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.
-Belindi forcë e dytë pas Veliaj pse demokratët nuk zgjodhën Alibeajn?
E kanë shitur të gjithë Tiranën. I kam ndjekur zgjedhjet prej shumë vitesh dhe PD në 25 vite ka vendosur në Tiarën figura të forta, ka vendosur Sokol Olldashin, Spartak Ngjelën, Lulzim Bashën, këtë vit ose nuk kishte figura ose janë larguar nga Partia Demokratike. Pra nëse thua se Belind Këlliçi është më i forti mes atyre injorantëve që i kanë ngelur në parti ok, atëherë ai është më i forti. Keni parë ndonjë shqiptar të vij nga jashtë ti hip avionit dhe të vij të votojë këta.
Të sjellësh ndryshim do të thotë të jesh tolerant dhe të kesh luftë reale jo me Londrën dhe Ëashingtonin, ata mendonin se do rrëzonin qeverinë Amerikane dhe atë britanike dhe humbën Tropojën dhe Bathoren. Edhe thonë janë shitur votat pastaj t’i vij turp që akuzojnë elektoratin e vet që janë shitur. Ata kanë dinjitet dhe janë pro amerikan, dje populli shqiptar u bë Avni Rustem.