I ftuar në emision mbrëmjen e djeshme me Grida Dumën ishte i ftuar Agim Baçi, cili analizoi rezultatin e zgjedhjeve, ku u ndal tek akuzat e Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës dikur, se kur humbet zgjedhjet i ke shitur. Ndaj ai i ka drejtuar një pyetje Berishës se tashmë pas kësaj humbjeje të thellë kujt ia ka shitur zgjedhjet.
Agim Baçi: E kam thënë që ditën e parë dhe zoti Berisha ka qenë president dhe kryeministëer, nuk e kupton ka tre ditë katër ditë që sillet si i dërguari i Gloverit për OSBE ODIHR që mbledh fakte, ndërkohë që i ka nxjerrë media faktet , ai duhet të sillet si politikan, se mori përsipër dhe tha unë so të ndryshoj hartën, do jetë blu, Shqipëria do gdhijë blu, unë jam ai që sjell fitoren unë jam ai që sjell bashkimin dhe refuzimin që thotë Rama që kishte garanci, është kjo gjë që është refuzuar Sali Berisha. Dhe tani ajo ironia e sotme, shakaja e sotme, cinizmi sotëm me demokratët që iku më në fund Alibeaj, apo ishte ai pengesa, është një tallje me demokratët sepse zgjedhjet janë dikotomia Berisha Rama. Alibeaj duhej të jepte dorëheqje për atë që një vit e gjysëm e la PD pa asnjë fushatë dhe ja fali gjithcka Berishës në momentin që ja la 50 bashki pa kandidat. I hoqi dhe alibinë Berishës që po të ishte PD zyrtare do ishte ky shkaktari i humbjes .
Pyetja që kam unë është që edhe pse në 2021 edhe pranoi që I kishin vjedhur zgjedhjet iu kthye Bashës dhe i tha i ke shitur, po ky sa i ka shitur zgjedhjet se ka humbur më thellë. Meqënëse vetëm ai që humbka i shiska zgjedhjet. Sali Berisha sa i ka shitur zgjedhjet? Domethënë kjo shaka që bën Berisha është lumturia më e madhe e Edi Ramës . Dhe unë të dielën të kam thënë që pasi votoi të dielën, Rama ka shkuar në studion e vet dhe ka bërë portretin e Berishës, duke i thënë bravo të qoftë që erdhe dhe do bëj cmos që ta mbaj. Sepse e ka garanci totale . Ky refuzimi e ka krenuar më shumë Edi Ramën.
Bashkë kemi qenë dhe e ke pyetur Edi Ramën se cfarë është Noc Rroku se është i vetmi program politik për shqiptarët dhe nuk u përgjigj, tallava, Non grata, Like floriri edhe noc rroku. Unë nuk besoj që shqiptarët votojnë për këtë program, e kanë refuzuar këtë pjesën tjetër, se sdo Sali berisha për ta kuptuar këtë gjë, fillon të thotë jo po e ka Alibeaj, jo po e ka filani, sillet si reporter I OSBE, për mua është një tallje shumë e madhe dhe më vjen keq dhe e them hapur, unë Berishën e kam votuar, e kam votuar edhe në 97 se kam menduar që ka qenë e padrejtë pavarësisht gabimeve të 96, por tani një njeri që nuk kupton kohën e tij politike dhe që I jep këtë mundësi Edi Ramës most ë bëjë fare fushatë, mos të japi fare llogari. Katër vjet ka patur pushtetin lokal të gjithin , ka patur dhe pushtetin qëndror dhjetë vjet , hoqi mundësinë që ti kërkoje llogari.