Berisha ankohet: Për shkak të Bashës kemi humbur, votat u blenë…

0
284
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Sali Berisha humbjen në zgjedhje lokale, ia faturoi Edi Ramës si blerës votash dhe Lulzim Bashës.

Sipas Sali Berishës PD humbi 3 bashki pasi grupimi Basha vendosi kandidatë në këto bashki. Zoti Berisha tregoi hapat e mëpasshëm për të cilat është duke u përgatitur PD.

“Kryesia do të mblidhet. Po merremi me procesin e mbrojtjes së votës. Është i mundshëm dhe kërkon kohën e vet. Pas saj analiza të gjitha problematikave dhe kryetarit të PD e të gjithëve”, tha Berisha.

Berisha pranoi të bashkëpunojë me Ramën vetëm për ndryshime në kodin zgjedhor dhe kërkoi sanksionimin në ligj për ta bërë votimin të detyrueshëm duke sjellë si shembuj Greqinë dhe Australinë./ Top Channel