Media greke “Zougla” ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.
Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë , Pantelis Koukas (drejtor i OSE): Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…
Më pas Koukas i thotë: Ok, u bë…
Por vetëm pak çaste më pas, duket se ai e ka kuptuar që treni është futur në shinat e gabuara, dhe i thotë me një ton alarmues: Jooo!
Por mesa duket, shefi i stacionit është larguar nga pozicioni i tij dhe nuk ka vijuar më tej komunikimin, për të bërë të mundur ndalimin e trenit dhe shmangien e tragjedisë.
“Zougla” shkruan se këtë audio kaq të rëndësishme, tashmë do ta vendosë në dispozicion të drejtësisë dhe organeve kompetente, ndërsa ngre dyshime se audio nuk është publikuar më parë për të mbuluar përgjegjësinë e personave që lidhen me këtë ngjarje.