BallinaPolitikeHumbja më 14 maj, Berisha jep takim në 2025/ Mbledh kryesinë e...

Humbja më 14 maj, Berisha jep takim në 2025/ Mbledh kryesinë e “Foltores”, por “fajin” e ka Edi Rama

Pak më shumë se një javë nga 14 maji, humbja e thellë dhe për me tepër humbja e kontrollit politik në të gjitha bashkitë e republikës, Sali Berisha thirri mbledhjen e kryesisë së tij.  Por jo për një analizë për atë që u ka ndodhur, por si gjithmonë për të akuzuar Edi Ramën se vodhi zgjedhjet në një mënyrë që duket se e ka pare vetëm ai.

“Kjo është hera e parë në histori që vota nuk blihet më nën dorë, por blihet haptas. Publikisht me 670 mijë zarfe, secili prej tyre me 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale dorëzuar çdo pensionisti shqiptar”, u shpreh Berisha.

Ditën kur i besuari i tij Noka shkoi të dorëzojë padinë e parë në SPAK, për kryebashkiaken e Roskovecit të fotografuar duke pirë kafe me kandidatin e tij, Sali Berisha e shtyu përballjen me përgjegjësitë e tij, për një periudhë tjetër

“Kjo analizë do përfshijë Partinë Demokratike në të gjitha nivelet”

Më i sinqertë ishte Belind Kelliçi, kandidati humbës për Tiranën. Erion Veliaj e mundi me 58 mijë vota, ose gati 20 për qind të votave që fitoi e gjithë foltorja.

“Padiskutim duhet të shohim çfarë nuk ka shkuar brenda nesh”,  u shpreh ai

Por, në mbledhje me dyer të mbyllura, që ndryshe nga sa pritej, zgjati pak, asnjë prej të pranishmëve nuk dha një version ndryshe nga Berisha për humbjen. Megjithëse ndonjë para kamerave përsëriti fjalët standard

“Duhet reformim të PD, në çdo nivel.

Jozefina Topalli, u duk me shume e shqetësuar për ndonjë rikthim të Bashës, sesa te gjente përgjegjësitë te babai i tij politik

“E para kë nuk ishin zgjedhje, e dyta pushteti nuk do të ndalet, e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit”,  theksoi Rama.

Ndoshta ka zëra kundër që nuk dalin në sipërfaqe. Shpresa e tyre do të jetë vota e fshehtë, kur ata do të shprehen nëse do të vazhdojnë me Berishën përpara, apo do e kalojnë vetëm në karrigen komode të deputetit, që ai ka thënë se nuk e dorëzon.

“Do zbatohet në statutin e partisë që do zbatohet pikë për pikë, siç e keni votuar”, tha Berisha.

Vendimin për veten, që Berisha ia ka lënë demokratëve, parashikon që në rast të humbjes së zgjedhjeve lokale, ai kalon në votëbesim. Kryetari, sipas parashikimeve statutore, quhet i votëbesuar kur kanë votuar “pro” jo më pak se 70% e anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim. Dhe ndërsa dihej më parë sesi do shkonin zgjedhjet, edhe kësaj radhe dihet sesi do dalin shifrat e votëbesimit. Sali Berisha jep takim me ikjen, vetëm në 2025

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular