BallinaAktualitetA do nisë java me shi? Parashikimi i motit për ditën e...

A do nisë java me shi? Parashikimi i motit për ditën e sotme

spot_img
spot_img

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Nga orët e mesditës dhe më pas deri në orët e vona të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura të pas orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat pranë tyre reshjet afatshkurtra dhe në formën e vesës së shiut. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, në brigjet e bregdetit veriperëndimor shkon deri në 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular