BallinaAktualitetMister vdekja e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet, në pritje...

Mister vdekja e 4 rusëve në Qerret, Prokuroria pezullon hetimet, në pritje të letërporosisë nga Moska

Prokuroria e Durrësit pezullon hetimet për vdekjen e 4 shtetasve rusë në Qerret. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se pezullimi i hetimit ka ardhur për shkak se Rusia nuk i ka kthyer përgjigje letërporosive
nga autoritet shqiptare përmes të cilës është kërkuar informacion për autopsinë e 4 viktimave.

Gjithashtu drejtësia shqiptare kishte kërkuar informacion për të kaluarën e 4 rusëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë, ku u gjetën të vdekur Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç.

Fillimisht u dyshua se 4 rusët humbën jetën nga helmimi prej klorit në pishinë, por kjo pistë u rrëzua më vonë. Sipas aktekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore të administruar nga Prokuroria rezulton se “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Sergei Burenkov, sipas një dokumenti që zbuloi emisioni “Në Shënjestër”, rezulton se në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular