BallinaKryesoreFOTO/ “Basha nuk votoi në 14 maj”, kreu i PD në Njësin...

FOTO/ “Basha nuk votoi në 14 maj”, kreu i PD në Njësin 8: Ju faktoj shpifjen e gazetarit Bledian Koka!

Pas nisjes takimeve të hapura të Lulzim Bashës me të rinjtë demokratë dhe shpalosjes nga ana e tij të një projekti për  ndryshimin e sistemit politik dhe elektoral të kapur nga kasta 32 vjeçare, sulmet ndaj tij janë intesifikuar në sinkron, si nga Rilindja ashtu edhe nga Rithemelimi. Duket se kjo furtunë kundër Bashës po kalon edhe limitet e analizës politike me fakte dhe të vërtetën.

Një nga këto raste është denoncuar nga kryetari i degës 8 të Partisë Demokratike në Tiranë, Pëllumb Seferi, i cili ka përgënjeshtruar një deklaratë të gazetarit Bledian Koka. Ky i fundit i ftuar mbrëmjen e të hënën në emisionin “Erla Now” në Eurovision Albania, tha me bindje se Lulzim Bashan ë 14 maj as që ka denjuar që të votojë.

Faktikisht edhe pse Basha nuk thirri gazetarët siç bënë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Metaj për ta ndjekur votimin e tij në njësinë nr. 8, në media, (Alfapress.al), po atë ditë u pasqyrua lajmi se Lulzim Basha ka votuar. Kjo e  shoqëruar me pamje nga momenti, kur Basha voton i shoqëruar nga nëna e tij

Kryetari i Partisë Demokratike të degës 8, Tiranë, i cili ka qenë edhe dëshmitarë në momentin që ka votuar Basha, në reagimin e tij në FB ndaj deklaratës së Bledian Kokës, shkruan se gazetari po shpif në funksion të një lufte të pandershme, të pamoralshme dhe ekstreme kundër PD-së e cila ka kohë që ka nisur dhe nuk ndalet. Gjithashtu këtë përgënjeshtrim Seferi e shoqëron edhe me lajmin dhe fotografinë e Lulzim Bashës dhe nënës së tij, në momentin që votojnë në 14 maj.

Reagimi i plotë:  

Me shumë keqardhje vërej se lufta e pandershme, e pamoralshme, e shëmtuar dhe ekstreme e nisur me kohë ndaj Partisë Demokratike vazhdon po me atë intensitet dhe po për të njëjtat qëllime.

Mbrëmjen që shkoi, e hënë 29 maj, në një program të Euroneës Albania, gazetari Bledian Koka ka gënjyer kur tha se Lulzim Basha nuk ka votuar fare në datën 14 maj duke dashur ta sulmojë zotin Basha me shpifje siç kanë bërë gjithë këto kohë njerëz që e duan PD si pronë, që e duan instrument për mbrojtje, që e duan mjet për të shkelur dhe dominuar. Unë nuk do të merresha me këtë reagim, por si kryetar i degës 8, ku është anëtar dhe ku voton z. Basha ndjehem i fyer, i lënduar por edhe i neveritur nga shpifje të tilla të ulëta. Z. Basha ka votuar në QV 1929, në qendrën e votimit ku voton historikisht.

Ai ushtroi të drejtën e tij si një votues i thjeshtë demokrat. Pavarësisht kësaj, lajmi i shoqëruar me foto u transmetua ne disa media menjëherë. Gjithashtu shumë qytetarë që votonin ishin dëshmitarë sikundër komisionerët, vëzhguesit edhe të foltores të cilët nëse z. Koka është vërtet i interesuar mund ti pyeste.

Kjo është një tjetër gënjeshtër e ulët e atyre që nuk kanë lënë shpifje pa bërë, e atyre që me mashtrimet e tyre kanë kaluar çdo imagjinatë, aq sa janë bërë qesharake dhe objekt humori. Shpresoj që dhe z. Koka të ketë rënë pre e dezinformimit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular