Roland Bejko i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për rikthimin e Lulzim Bashës. Bejko renditi disa arsye se përse mendon se u kthye Basha, fill pas humbjes së PD-së dhe koalicionit Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 majit.
“Basha ende nuk e ka thënë nëse do kthehet apo jo në PD. Ai mbase u nis nga ideja se e ka parë që brenda PD-së në kohën e mungesës së një kryetari, është njësoj si ai mullari me bar që po nuk pati një dru në mes, shembet. Edhe PD-ja pa një lidership, që t’i japë orientimin politik dhe të merret me përditshmërinë politike, me artikulimin dhe krijimin e narrativës, është e destinuar të jetë kaotike siç është. Është kaotike në lidership, se baza e PD-së është e qetë, ata e kanë ndarë mendjen dhe kanë qëndruar vetë si antiberishë. Basha kishte një network të rëndësishëm brenda partisë. Kryetarët e degëve në masë të madhe janë me Bashën. Kanë qëndruar kundër Berishës edhe për shkak se ishin me Bashën. Basha mendon se e ka shumicën për të qenë kryetar i partisë dhe ky duhet të jetë instikti i rikthimit. Mbase e ka pasur edhe strategji. Edhe po ta ketë pasur, është e drejta e tij. Pra mbase ka pasur strategji që të tërhiqej, të humbiste Berisha dhe Meta në zgjedhje, të dilnin më keq se ai. Kjo i jep një kartë morale që të dalë e të thotë, që ka qenë më i suksesshëm se Berisha-Meta. Kjo mund të jetë arsyeja se përse u kthye Basha.”, tha Bejko./ Dritare.net