Në një intervistë për mediat lokale Shkodër, kreu i PD-së së Shkodrës Xhevdet Amuli mohoi pretendimet e bëra nga Tom Doshi, se demokratët e qarkut të veriut kanë votuar për kandidatin e të mjatës Benet Beci. Ai tha se votat e pavlefshme janë të demokratëve që kanë refuzuar Ramën dhe Metën.
Reagimi
“Unë nuk mund të them që demokratët kanë votuar Benet Becin, janë shumë vota që kanë dalë të pavlefshme. Të gjitha ato votat që janë të pavlefshme në këto zgjedhje, janë votat e demokratëve, pasi PD edhe në fushatën e saj e ka ngritur zërin dhe ka thënë vazhdimisht, PD nuk voton parti të majta. PD nuk voton Edi Ramën. PD nuk voton Ilir Metën.”
Cfarë deklaroi Tom Doshi mbrëmë në Top Story?
Pa PSD-në Benet Beci nuk fiton, janë votat e mija. Jam deputeti më i votuar në një zonë të djathtë. Këtu i dhemb Berishës se i kam marrë elektoratin e djathtë. Edhe këtë herë, nuk besojnë më te Berisha, te Basha.