“Defender Europe 2023”Aktiviteti i stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 2023” është anuluar dhe shkak është bërë situata shumë e tensionuar në veri të Kosovës. Ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ku në një njoftim bëjnë të ditur: Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës: “Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”. Ndërkohë kujtojmë se që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e sivjetme. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.
Tensionet në veri të Kosovës, anulohet aktiviteti
RELATED ARTICLES