Një 74-vjeçar nga fshati Kozare në qytetin e Kuçovës është gjetur pa shenja jete në një tokë pasditen e sotme. Mësohet se trupi i Lefter Tolit u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar policinë më pas.
Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat kur do ti kryhet autopsia mjeko-ligjore.