Personi në foton më lart është Edmond Arapi. Ai është arrestuar me akuzën e vendosjes së tritolit në fasonerinë në zonën e Freskut në Tiranë.
Mësohet se para tritolit, Arapi i kishte vënë 100 mijë euro gjobë biznesmenit italian që kishte në pronësi fasonerinë. Italiani kishte refuzuar.
Për rrjedhojë Arapi pagoi një 16-vjeçar për të vendosur tritolin. Shuma që i dha adoleshentit ishte 1 milion lekë të vjetra, me porosinë që ai të vjedhë një biçikletë për të lëvizur gjatë atentatit.
Edmond Arapi ka qenë i akuzuar më parë për plagosje dhe është kapur në Himarë, pasi policia mori në pyetje 16-vjeçarin.