Bardhi shprehet se ish-ministri i Brendshëm do të mbahet mend si ‘ministri kampion i Edi Ramës’ që garantonte paprekshmërinë e grupeve kriminale.

Ndër të tjera ka shtuar se një vendim i tillë është një tallje me drejtësinë.

REAGIMI I PLOTË:

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar.

Lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë. Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re ti jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake.

Abuzuesit e pushtetit duhet të vuajnë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabratë me cdo qytetar tjetër. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.