BallinaAktualitetMbani shënim! Këto janë datat më të rëndësishme në muajin qershor

Mbani shënim! Këto janë datat më të rëndësishme në muajin qershor

spot_img
spot_img

Duam apo jo ne, erdhi qershori dhe iku mesi i këtij viti. Nejse, shpejt e shpejt, të tregojmë datat që duhet të mbash shënim gjatë këtij muaji.

3 qershor – Hëna e plotë në Shigjetar

Hëna e plotë në Shigjetar të bën të hysh në një periudhë më praktike dhe të përqendrohesh më shumë te financat e tua. Një mundësi e re po vjen për ty dhe ndoshta do të kesh shansin që të shlyesh disa borxhe të vjetra.

5 qershor – Afërdita hyn në Luan

Afërdita, planeti i dashurisë dhe harmonisë, hyn në Luan në datën 5 qershor dhe ndriçon sektorin e karrierës dhe reputacionit. Njerëzit përreth do të vënë re talentet e tua dhe shumë shpejt, do të shpërblehesh.

11 qershor – Mërkuri hyn te Binjakët & Afërdita në Luan bashkëvepron me Jupiterin në Dem

Mërkuri i komunikimit do të hyjë te Binjakët në 11 qershor dhe do të marrësh lajme të reja në sektorin financiar. Disa ngjarje të vjetra që je përpjekur t’i fshehësh do të dalin në dritë. Në të njëjtën ditë, Afërdita në Luan bashkëvepron me Jupiterin në Dem, për t’u fokusuar në sferën e lidhjeve.

17 qershor – Hëna e plotë te Binjakët

Hëna e plotë në Binjak në 17 qershor të motivon që të shkëpusësh lidhjet me të shkuarën dhe të planifikosh më shumë dhe më saktë për të ardhmen, veçanërisht për financat.

21 qershor – Dielli hyn në Gaforre

Dielli në Gaforre të vendos në një humor më optimist, duke të të sjellë të tjera përvoja më interesante dhe domethënëse.

26 qershor – Mërkuri hyn në Gaforre

Gjatë kësaj dite do të kesh shumë intuitë. Shfrytëzoje këtë aftësi për të ardhmen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular