Një 20-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri brenda banesës së tij në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenza mbrëmjen e së premtes.
I riu raportohet se mbeti i plagosur dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Nuk dihet se kush e ka njoftuar ambulancën që ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nuk është mundur të shpëtohet jeta e 20-vjeçarit.
Një person tjetër që ndodhej brenda shtëpisë, qëndroi i bllokuar brenda për disa orë përpara se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.
Ai u vendos në pranga dhe ndodhet në paraburgim.