Lulzim Basha duket se i ka fshirë nga kalendari, edhe ditët pushim të fundjavës. Edhe pasditen e kësaj të shtune ai ka vazhduar turin e tij nëpër Shqipëri, ku në takime me rininë dhe demokratët po shpalos programin e Shqipërisë post-tranzicion.
Në një takim me demokratët e Lezhës, ai ka folur për për plagën e rëndë që mori PD që kur Sali Berisha ndërmori Foltoren, pas shpalljes nongrata nga SHBA dhe pasi PD, zgjodhi të qëndrojë në krah të akeatit strategjik dhe historik të saj. Basha tha se ai u tërhoq për më shumë se një vit për ti hapur rrugë bashkimit nëse edhe Berisha do të bënte të njëjtën gjë, por ndodhi e kundërta.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të hapur, pa asnjë kufizim dhe duke trajtuar çdo çështje me demokratë, qendrestarë e kontributorë në vite të Partisë Demokratike në Lezhë
Lufta që nisi brenda familjes sonë për interesa personale të një personi dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Unë e bëra përpjekjen time, duke bërë një hap pas për ta ndaluar këtë luftë, por asgjë nuk ndryshoi. Lufta vazhdoi, akuzat, mashtrimet ndaj meje dhe kujdo që nuk ishte dakord që ne të sakrifikonim marrëdhëniet me SHBA dhe Britaninë e Madhe për interesat e një personi, u shpall armik, i shitur, i blerë, peng e gjithëfarë lloj sulmesh.
Unë nuk i jam kthyer me të njejtën gjuhë, jo se s’kam çfarë të them, por sepse e dija se një luftë e tillë do të shkatërronte Partinë Demokratike.
Ajo që shpresova me tërheqjen dhe me heshtjen time nuk ndodhi! Gjërat u përkeqësuan edhe më tej. 14 maji e faktoi këtë!
Por sot është e qartë se çfarë i duhet Partisë Demokratike, se çfarë presin shqiptarët prej saj. Nuk ka asnjë dyshim që Partia Demokratike është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Natyrisht siç ka ndodhur edhe më parë, me mbështetjen e SHBA ????????, Britanisë së Madhe ???????? dhe BE-së