Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se nuk e priste rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit në ato përmasa.
Komentet Paloka i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku tha se zgjedhjet e 14 majit u manipuluan dhe vodhën nga Rama.
Paloka tha se PD duhet të bashkohet dhe t’i merret vula e PD-së Edi Ramës, pasi sipas tij, është kryeministri që e mban peng logon e PD dhe financat.
Lidhur me një rikthim të mundshëm të ish-kryedemokratit Lulzim Basha, Paloka tha se nuk e llogarit fare, pasi sipas tij, ai është pjesë e lojës për të mbajtur peng PD-në.
“Nuk prisja rezultat të atyre përmasave, por manipulimet, blerjet dhe format që u përdorën nga Rama, i prisja. Duke rënë politikisht Rama ka shtuar dozën e manipulimit dhe blerjes së votave. Por nuk prisja të manipulonte dhe Kamzën, apo të ndodhte ajo që ndodhi në Shkodër… Të gjitha janë të faktuara dhe një pjesë e dokumenteve kanë dalë.
Ikëm të gjithë ne, erdhën të rinj? Rama nuk do t’i vjedhë më votat? Kemi ne mundësi t’i përgjigjemi? Nëse jo, atëherë t’i hapim rrugën dikujt që e ka mundësinë t’i përgjigjet siç e kërkon ky, një diktatori që mban gjithë pushtetet.
Ne rezultatin e zgjedhave nuk e njohim. Ka vetëm një zgjidhje. Demokratët të behën baskhë dhe financat e vula e të gjitha t’i shkojnë PD-së dhe jo Ramës. Bashën nuk e llogaris fare, është pjesë e kësaj loje. Është rotacion pas Alibeajt për t’i shërbyer Ramës. Është një grupim që paguhet ose është nën presion për t’i shërbyer Ramës. Këtë e ka kuptuar çdo njeri.
Nëse mjafton të vishesh si Zelensky dhe të mbledhësh disa njerëz nuk mund të bësh sikur ke ardhur nga Marsi. Le ta lëmë te qesharakja. Do Lulzim Basha të rikthehet në politikë? E drejta e gjithkujt. Poshtërsia qëndron ku kërkon të vijë në shtëpinë tonë dhe të kërkojë të drejtojë.
Nëse nuk të pëlqejnë idealet tona merri mbështetësit e tu dhe na lër në antiamerikanëve në thonjëza te partia jonë. Nëse do të rikthehet të hapë një parti të vetën dhe t’i mbushë mendjen shqiptarëve që është ky i riu që do ndryshojë Shqipërinë”, u shpreh Paloka.