Ish-deputeti i PD, Korab Lita i cili ishte i pranishëm në takimin e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të zhvilluar me qytetarët në Kamëz.
Në këtë bashkëbisedim, Lita drejtuar Bashës, tha se ky i fundit aktin e ndërmarrë tani, duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013 dhe se me Berishën duhet të ishte përballur që para 10 vitesh.
“Je 10 vite me vonese. Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur. Por meqë ke zgjedhur t’i vërsulesh ujkut, neve na ke mbrapa”- tha Lita.
Nga ana tjetër, Basha tha se se në atë kohë nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare
“Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Unë kështu jam mësuar. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare”, tha Basha.