Deputetja e PD-së Oriola Pampuri tha se në forcën politike të saj duhet të ketë zgjedhje të menjëhershme.
Pampuri në një intervistë për Euronews Albania theksoi se deri para se të dorëzoheshin listat për zgjedhjet ju kërkuan kandidatëve të dalë nga primaret që të kandidonin me logon e PD, por që kjo u refuzua.
Këto deklarata ajo i dha ndërsa u pyet për një rikthim të ish-kandidatit të PD-së Lulzim Basha.
“Basha ka dalë në takime me të rinjtë. Unë mbështes zgjedhjet e menjëhershme në PD. Kemi pritur shumë, kemi pritur dy vite. Ka qenë kohë e mjaftueshme për të ftuar këdo që donte këtë bashkim. Nuk mund të ketë bashkim mekanik. Ndërkohë që ne ofronim platforma. Mundësi që të kishim këtë lloj zgjidhje, nga ana tjetër kishim linçime , kundërshti. Ne ishim me ofertën që kandidatët e primareve të vinin të kandidonin në logon e PD. Kjo është bërë deri në minutën e fundit. Ata që humbën do mbajnë përgjegjësi”- tha ajo.