BallinaKryesore“Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë”, Basha sfidon kolegët: Ta nisin...

“Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë”, Basha sfidon kolegët: Ta nisin nga unë i pari!

spot_img
spot_img

Lulzim Basha ishte këtë të diel në takimin me të rinjtë në Kamzë.

Kandidat për t’ kthyer në krye të PD-së, edhe këtë herë ai nuk “u kursye” me akuzat ndaj Berishës, Metës dhe Ramës duke thënë se ata duan monopol që Shqipëria të vazhdojë të mbesë në duart e tyre, ashtu siç ka qenë këto 30 vite.

Më tej Basha tha se “këtyre të treve u djeg vettingu politik”, ndërsa i ftoi të gjithë që të hapnin letrat e të tregonin pasuritë e madje tha se ishte i gatshëm të ishte ai dhe familjarët e tij të parët që do hetohen.

“Këta duan monopol mbi politikën, median, ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet i atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite. Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, tani duhet t’i japim zë shumicës së shqiptarëve. Ky është angazhimi im dhe për këtë kam dalë të flas me qytetarët, për listat e hapura sepse vendosni ju, vettingu politik u djeg sepse duan të shajnë pa shkuar më tej, pa hapur letra.

“Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le ta fillojnë me mua dhe jo me ata të tre. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe të atyre dhe të shohim a i justifikojnë apo jo. Ky është Vettingu i politikanëve. Këtë se duan sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon , apo futet dikush tjetër që nuk ndan agjendën e tyre. Unë e përsëris: A janë për vettingun politik, listat e hapura , për kufizimin e mandatit të kryeministrit, po apo jo? Sa për avazin e vjetër, po mundohet të heqë vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit me sulmet ndaj meje,”- tha mes të tjerash Lulzim Basha./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular