Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Korçës, ku burri ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Mësohet se Aleko Myrtollari 46 vjeç goditi me thikë gruan, Marjola Myrtollari 38 vjeçe dhe më pas është larguar. Gruaja u transportua në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.