BallinaKryesoreKolegji i kryetarëve kundër deputetëve: Drejtuesi i PD të zgjidhet brenda datës...

Kolegji i kryetarëve kundër deputetëve: Drejtuesi i PD të zgjidhet brenda datës 15 Korrik, nëse qëndrojmë në pritje i shërbejmë kundërshtarëve politikë

spot_img
spot_img

Kolegji i kryetarëve ka kërkuar që Partia Demokratike të zgjedhë menjëherë kryetarin e saj të ri dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen e ekipit që do të drejtojë partinë.

Në deklaratë thuhet se PD nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar duke kërkuar që procesi për zgjedhjen e tij të përfundojë brenda datës 15 korrik.

“Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të pëfundojë brenda datës 15 Korrik 2023. Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, ateherë kjo i shërben vetem projektit te kundërshtarëve tanë politikë.

Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër grupi parlamentar i drejtuar nga Gazment Bardhi propozoi tre hapa për riorganizimin e partisë, duke nisur me hapjen e saj, fillimin e procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni dhe më pas zgjedhjen e kryetarit të partisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular