Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar situatën politike të kësaj force pas zgjedhjeve të 14 majit si dhe procesin e riorganizimit. Draft-propozimi i Gazment Bardhit ka të bëje me organizimin e partisë nga poshtë lart. Gjithashtu theksohet se synohet një proces që të realizojë bashkimin e demokratëve.
Ndërkohë në orën 17:00 ka nisur të zhvillohet një mbledhje me disa prej kryetarëve të degëve të kësaj partie.
Sakaq mbledhja vjen pak ditë pasi ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh ku ka lënë të hapur mundësinë për të garuar sërish kur kjo forcë politike të hapë garën.
Të pranishëm janë 16 deputetë, ndërkohë që mungojnë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.
Deputetët e pranishëm
Arbi Agalliu
Xhelal Mziu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dash Sula
Ori nebiaj
Mungojnë për shkak të një vizite në Maqedoni
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Mungon për shkak se i është bashkuar protestës në Borizanë
Merita Bakiu