BallinaAktualitet“Në spitalin e Lushnjës bëhen synetlliqe”- Deputeti i PD-së ironizon: I gjithë...

“Në spitalin e Lushnjës bëhen synetlliqe”- Deputeti i PD-së ironizon: I gjithë fisi ikëm më autobus në Fier se do operonte daja tëmthin! I vetmi me kollare atje jam unë

spot_img
spot_img

Deputeti i PD-së, Samir Korreshi, gjatë fjalës në Kuvend ka ironizuar gjendjen e Lushnjes teksa u shpreh se “është kthyer në fshatin më të madh të Fierit”.

Korreshi deklaroi se “në spitalin e Lushnjës bëhen synetlliqe”, teksa shtoi se “i gjithë fisi ikëm më autobus në Fier se do operonte daja tëmthin”.

Deputeti demokrat u shpreh se në Lushnje nuk ka asnjë drejtori dhe se i vetmi që mban kollare është ai.

Samir Korreshi: “Falenderime nga Lushnjarët që janë kthyer në fshatin më të madh të Fierit. Prisnin të shkretët mos bëheshin prefekturë, jo, fshat e vetëm fshat. Ju falënderoj që në hoqët prokurorinë dhe gjykatën, jemi aq mirë, kemi 3 muaj që presim një çështje. E kemi hedhur që në prill, kismet po doli nga korriku të bëjmë plazh dhe nga shtatori mbase na del seanca e parë. Reforma në drejtësi po ecën për mrekulli, vazhdon me ritme të fuqishme.

Po na ikin edhe drejtoritë, si ka mundësi që atje s’ka më asnjë drejtori. Votat e Lushnjes i quani ju të mazhorancës? Po vendosni ndonjë drejtor atje në Fier të paktën nga Lushnja, të ikin me autobus të shkretët si aksionistët në kohë se e keni kthyer në fshat. Si ka mundësi që s’ka asnjë nga Lushnja në drejtorinë në qark? Kaq pa vlerë qenkemi ne? Kemi frikë të vendosim kollaren në Lushnjë se na thonë a dita e Kongresit të Lushnjës është? E vendosim në Rrogozhinë, i vetmi me kollare në Lushnje jam unë, s’ka drejtori, asgjë, për çfarë ta vendosin, Këta të mazhorancës ndoshta i kanë rregulluar fëmijët, por unë kam hallin e fëmijëve të mi sepse nuk ka asnjë punësim në Lushnje, as në privat e as shtetëror. Nuk i lë trashëgimi dot as kamzë e as lopatë se nuk kam tokë, si t’ia bëjnë këta të mitë? Mirë që i morët vota, shikoni mos e zgjidhni.

Para dy ditësh i gjithë fisi im udhëtoi drejt Fierit se spitali i Lushnjes bëhen synetlliqe. Po daja im ishte bërë synet, edhe u bë nga tëmthi. E shkuam gjithë si fis ne nga Lushnja në Fier, morëm autobus. Ky është turp i madh për 200 mijë banorë. Por gjithsesi bëmë një pinknik deri në Fier, ai u operua doli mirë, Lushnja fshat edhe më fshat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular