BallinaKronikePlagosi gruan dhe më pas u largua, dalin detaje nga ngjarja në...

Plagosi gruan dhe më pas u largua, dalin detaje nga ngjarja në Korçë. 46-vjeçari dyshohet se qëlloi bashkëshorten me thikë për shkak të…

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmshme në Korçë, ku burri plagosi me thikë gruan e tij. Mësohet se Marjola Myrtellari 38 vjeçe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autori, 46- vjeçari Aleko Myrtellari është shpallur në kërkim.

Çifti Myrtollari jetonte me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës dhe sipas News24 shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia.

Ndërkohë mësohet se cifti janë prindër të 3 fëmijëve ndërsa në këtë zonë nuk kishin as 1 muaj që kishin shkuar për të banuar me qira.

Banorët e zonës nuk dinë nëse çifti ka pasur më përpara konflikte pasi janë banorë të rinj të zonës.

Ndërkohë nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi A. M., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit A. M., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular