Lulzim Basha po zhvillon sot një takim me të rinjtë e qytetit të Elbasanit, ai ka folur për ngjarjen e fundit të arrestimit të Vangjush Dakos dhe si dhe për dosjet e tjera në SPAK që lidhen me blerjen e votës.
Rasti i Vangjush Dakos nuk është i panjohur, për personin që ka përvojën më të vogël politike për shkak të moshës, është njeriu që u bë i famshëm për përgjimet e “339”-ës sesi shiteshin dhe bliheshin vota në bashkëpunim me krimin e organizuar apo afera të tjera.
Shpresoj shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin, tha Basha
Pjesë nga fjalimi i Bashës
Momenti kur takohemi sot nuk është një moment për krenari. Ndonëse krenaria e këtij qyteti zbukuron gjithë Shqipërinë me historinë e tij dhe me virtytet, dhe me personazhet e jashtëzakonshëm të shkencës, të artit, të kulturës, historisë dhe albanologjisë që kanë frymëzuar dhe frymëzojnë breza. Por është një moment reflektimi.
Është një moment reflektimi në radhë të parë për rininë e Elbasanit vetë. E në veçanti për rininë që ka kërkuar dhe kërkon ndryshim, por që hasi në një tjetër mur, po kaq të lartë sa ky mur i kalasë, por jo kaq të bukur dhe kaq historik; një mur të shëmtuar më 14 Maj.
Muri i mosndryshimit, i mosreflektimit, i korrupsionit. Muri që ka harruar se në të dy anët ka qytetarë të cilët meritojnë dhe presin shërbimet për të cilat paguajë taksa.
Muri i indiferencës dhe shurdhërisë politike që më 14 Maj u ngrit përsëri dhe në veçanti u ngrit mes politikës dhe rinisë, ku rinia foli me mospjesëmarrje, foli me 87% bojkot të votuesve për herë të parë.
Në çdo vend normal të ndodhte kjo, do të binin kambana alarmi. Ky do duhej të ishte debati i mëngjesit, i drekës dhe darkës për javë me radhë.
Në fakt është një debat që e has vetëm kur takohem më të rinjtë, por që nuk kryhet në aulat e medias tonë. Sepse media ka halle të tjera. Politika ka halle të tjera, që nuk janë hallet tuaja por janë hallet e tyre.
Në fakt disa prej tyre janë bërë për hall. Të gjithë e dimë, tani po bën ciklin e lajmeve prej kaq kohe, arrestimi i një figure të njohur të politikës, një “non grate”, Vangjush Dakos.
Në fakt është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, për një pallat. Por shpresoj të mos jetë vetëm kaq, të mos jetë njësoj si me Saimir Taihirin që doli nga burgu sepse ishte dënuar vetëm për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që SPAK-u vazhdon proceset juridike, në Gjkykatën e Lartë, anëtarësinë në një organizate kriminale. Të gjithë e dini e mbani mend, e mbushi SHqiperinë më drogë.
Por edhe rasti i Vangjush Dakos nuk është i panjohur, për personin që ka përvojën më të vogël politike për shkak të moshës, është njeriu që u bë i famshëm për përgjimet e “339”-ës sesi shiteshin dhe bliheshin vota në bashkëpunim me krimin e organizuar apo afera të tjera.
Shpresoj shumë që të jetë fillimi i një hetimi të një personazhi famëkeq, i korrupsionit dhe lidhjet me krimin. Të një simboli të blerjes së votës, si e keqja më e madhe që ka shkatërruar besimin e qytetarëve tek vota dhe në veçanti të rinisë tek demokracia, tek zgjedhjet.
A do të jetë apo jo?! Kjo mbetet për tu parë!