Vendimi i saj ka ardhur pas një mbledhje të tensionuar prej 6 orësh në kryesinë e PD-së ku në fund 17 anëtarë votuan për hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të partisë në 29 korrik.
Në fillim të mbledhjes ajo nuk pranoi as propozimin e bërë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi që të ishte kryetare e komanduar e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
“Nuk ka asgjë të keqe të kesh ambicie në politikë, është njerëzore, por në situatën ku ndodhemi besoj që prevalon interesi i përbashkët më shumë se ai vetjak, e për këtë arsye: Kam vendosur që të mos e pranoj propozimin e z. Bardhi për drejtimin e komanduar të Partisë Demokratike”, tha Tabaku e cila bëri edhe një propozim për mbajtjen e zgjedhjeve në degë fillimisht e më pas hapjen e garës për kryetar.