BallinaKryesoreKolegji i Kryetarëve të PD thirrje demokratëve: Respektoni vendimet, alternativat ndryshe garantohen...

Kolegji i Kryetarëve të PD thirrje demokratëve: Respektoni vendimet, alternativat ndryshe garantohen nga vota

Pas tensioneve dhe debateve dje në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, vjen një reagim nga Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Kolegji i Kryetarëve dënon çdo akt dhune, ndërsa bën thirrje për të respektuar zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

Sipas Kolegjit, çdo përpjekje për ta zhbërë këtë vullnet, i shërben atyre që duan shkatërrimin dhe asimilimin e Partisë Demokratike.

Po ashtu theksohet se mendimet ndryshe, alternativat për zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e Partisë Demokratike, zgjidhen me të vetmin mjet demokratik që garanton standardin e çdo procesi dhe kjo është vota.

REAGIMI I KOLEGJIT TË KRYETARËVE

Kolegji i Kryetarëve në mbështetje dhe në besim të plotë të organeve drejtuese të Partisë Demokratike dënon çdo akt dhune duke bërë thirrje për të respektuar zgjidhjet dhe vendimet institucionale.

Partia Demokratike e Shqipërisë është ngritur dhe ekziston mbi sakrificën e qindra mijëra demokratëve të cilët sot më shumë se kurrë kërkojnë vetëm të dëgjohet zëri dhe vullneti i tyre, në shërbim të zgjidhjeve më të drejta për fuqizimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike.

Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë vullnet, çdo tentativë për ta përbaltur mundin, sakrificën dhe shqetësimin e atyre demokratëve të ndershëm që kanë punuar pa u lodhur për çdo votë dhe çdo mandat të deputetëve të Partisë Demokratike, i shërben vetëm kundërshtarëve tanë politikë, i shërben atyre që duan shkatërrimin dhe asimilimin e Partisë Demokratike.

Mendimet ndryshe, alternativat për zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e Partisë Demokratike, zgjidhen me të vetmin mjet demokratik që garanton standardin e çdo procesi dhe kjo është VOTA. Përpjekjet për t’ju imponuar anëtarëve të Partisë Demokratike me mekanizma përtej votës, janë përpjekje të dështuara dhe nuk janë garanci për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe bashkërendimin e aksionit tonë politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular