BallinaAktualitet1 muaj pas tragjedisë/ Çfarë ndodh në pallatin ku shqiptari vrau vajzën...

1 muaj pas tragjedisë/ Çfarë ndodh në pallatin ku shqiptari vrau vajzën dhe një italian

Ka kaluar 1 muaj nga tragjedia në Torremaggiore ku shqiptari Taulant Malaj vrau vajzën e tij, Xhesikën 16 vjeçare dhe një italian si dhe plagosi bashkëshorten e tij Teftën me thikë. Mediat vendase janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe sjellin dëshmi të njerëzve mbi krimin që tronditi të gjithë vendin fqinj.

Shtëpia e shqiptarëve ka dalë në shitje. Fqinjët thonë se janë ende të tronditur nga ajo që ndodhi në natën mes 6 dhe 7 majit. “Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale” – thonë ata. Të martën u mbajt një përkujtimore për 51-vjeçarin italian Massimo De Santis.

“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Më mirë të kisha vdekur në një aksident rrugor ose në rrethana të tjera, por ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, – thotë vëllai i tij Gianluca. Në shtëpi jeton ende nëna e tyre 80-vjeçare. “Nëna nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe kur ajo del nga ashensori hedh sytë drejt e përpara, si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimos, i shtrirë në tokë”, – thotë Gianluca.

Kutia postare e familjes Taulant dhe Tefta Malaj është e mbushur me letra. Në katin e parë, aty ku ishte shtëpia e familjes shqiptare ka vetëm heshtje. Ajo ndërpritet nga puna e rinovimit të një apartamenti në katin tjetër.

“Vëllai im ishte një djalë gazmor, i pëlqente të bënte shaka dhe ishte gjithmonë i disponueshëm. Edhe mbrëmjen e vdekjes ai bëri shaka me punonjësit para se të mbyllte vendin dhe të kthehej në shtëpi, ku do të gjente një vdekje absurde”, – kujton Pasquale De Santis, bashkëpronari i lokalit.

“Menjëherë pas orës 1 e gjysmë ai mbylli lokalin dhe u kthye në shtëpi. E kisha lënë një orë më parë, sepse të nesërmen kisha radhën për të punuar në turnin e mëngjesit. Kamerat e kanë fiksuar të ulur brenda lokalit duke bërë shaka me punonjësit. Është fotografia e tij e fundit. Më pëlqen ta kujtoj kështu: duke buzëqeshur”, – përfundon Pasquale De Santis.

Avokati Michele Sodrio tha se po përpiqet të mbledhë fonde për Teftën, gruan 39-vjeçare të Taulantit dhe djalit të saj 5-vjeçar Leonardos, një spektator i padëshiruar i masakrës së babait të tij. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular