BallinaKulture“I SHRENJTI KALIS”/Cikël poetik me 13 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga...

“I SHRENJTI KALIS”/Cikël poetik me 13 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Stuhi yjesh”

spot_img
spot_img

Sot po sjellim nje tjeter cikel me poezi te Tomor Kotares nga libri “Stuhi Yjesh”.
THONË…
Thonë,
Se:
Një popull

Nuk
Ngrihet,
Vdes
Ngadalë!
Ky,
Është
Populli
Im
Si thua…?!

EJA DHE TI!

Koha,

Të ngrihemi!
Për veten
Për padrejtësinë
Për kujdesin
Për shërbimet
Për vlerat
Për sigurinë
Për korrupsionin
Për diskriminimin
Për nivelin social
Për çmimin e energjisë
Për çmimin e karburanteve
Për Rrogat
Për papunësinë
Për rritje pensionesh
Për fjalën e lirinë e shtypit
Për ideale Europiane
Për zgjedhje të lira
Për zhdukjen e kanabizimit
Koha për Veprim!

FITIMTARË TË HUMBUR

Pa mëshirë,

Vratë shpresën,
Vratë shekullin,
Vratë rrugën,

Vratë malin,
Vratë shpatin,
Vratë shpirtin,
Vratë Atin!

Humbët zemrën,
Humbët shijen,
Humbët xhenetin,

Humbët dijen!

Fituat zemërim
Fituat urrejtje
Fituat mallkim!

Vodhët xhamitë
Vodhët kisha
Vodhët teqe
Vodhët të sëmurë

Vodhët jetimë
Vodhët, tërë atë urë!

U dendët në luks
U zhdëpët në Ar
U mbytët në hameer
U dehët në xhaguar!

Rezervime në bare
Rezervime në zyra

Rezervime në plazhe
Rezervime të ndyra!

DO LINDË DITË E RE

Po na soset durimi

Po na soset shpirti
Po na dhembin sytë
Ekraneve çdo ditë.

Sado të kujtoni
Se jeni të fortë
Në tokën ku shkelni
Pa varre do ngeleni!
S`meritoni jetë në tokë!

Andaj more horra
Maskarenjë dhe morra
Gjykimin meritoni!
Në zjarrin e ferrit,

Pashmangshëm do shkoni!

T`ju shoh si përpëliteni

Hirin t`jua gropos
Gjakun ma thithët si shushnjat
Durimi, m`u SOS!

Do dalë ditë e re,
Sërish do lindë dielli,
Se blerimi jemi ne,
Kaltëron dhe qielli.

NË DJALL TË VEJË!

Normat e sjelljes,
Me zhgarravina gangsterësh u zëvendësuan
E drejta, s`pipëtin askund.
As çmohet, as lakohet, as nderohet

E kanë vënë përfund.

I vetëm në këtë jetë, s`di në ia del dot
Lukuni hajnash enden nëpër botë.
Perënditë, mendjet  kontrollojnë
Po vajti kështu, dreqin do mallkojnë.

Zjarret e krimit do djegin mëhallë
Mallkimi zotave do i zërë
Zemra kallkan, shpirtra katran
Të mirët, përvëlohen në çdo anë.

Minutat flasin,

Çirren e bërtasin,
Orët e thyera alarmet kërrcasin.

Ne djall le të vejë!
S`e dua k`të llojë bote
Me besim të thyer

Me bojë mëkatesh flokët ngjyer.
Fundin shënon lukuni e saj
Loti zaharisur,

Sytë mbushur vaj…

START LAMTUMIRE

Rlindja,

Dhe

Funerali

I

Saj,

Afër

Se
Kurrë!

Gati,
Për

T`i
Dhënë

Lamtumirën

E
Fundit.

DIMËR ISH

Atë vit,

Më kujtohet se bëri dimër i egër

Dëbora shkoi deri në brez

Rrugët u bllokuan

Hambarët u boshuan

Mbi kokë mbretëronte re e zezë.

Asgjë e gjallë nuk pipëtinte jashtë

Gjelat me zë të mekur këndonin në qymez

Drutë në oxhak ishin djegur

Në qiell skërmiste dhëmbët, një re sterrë e zezë

Dimër ish,

As vend për varre s`kish…

FAKIR FUKARAJA

Rraskapitje Hamletiane
Për fakir fukaranë

Kisha e minare

Qiellin shpuar kanë.

Dëshmitarët e jehovait

Trokasin derë më derë

Kokën ta rrokanisin

Me jetën e përherë.

Fakir fukaraja

As bukë,

As ujë,

As nderë…

I SHRENJTI KALIS

Kalisi im shtatlartë, më i bukuri i djemëve

Vendlindja ime me bukuri përrallore

Vendi që mbart kaq shumë histori

Që ëndrrave më ndizesh prore

Gurgullima ujërash të kristalta

O ju burime që rridhni nga zemra e tokës

Cicërima zogjsh e pyje të larta

Nuk ju ndërroj me asnjë vend të botës

Kalisi im, që shekuj rrnove me krenari

Luftë pas lufte kurrë s`u dorëzove

Dhëmbë për dhëmbë, e sy ndër sy

Vatanin e shtrenjtë kurrë s`e lëshove

Çdo herë që vi, tek ti shuaj etjen

E shkoj me premtimin se do rikthehem sërish

Flokët e rëna, m`i maskon qeleshja

Mall nën lëkurë, i shtrenjti Kalis!

ARDHMËRIA

Metrotë lëngojnë shinave të plakura

Metropolet e botës moderrne,

Rënkojnë pazëshëm

Nga pesha e kalimtarëve.

Hallet shpinave të kërrusura

Klithin përvajshëm.

Rinia e tokës sime!

Që për pak aspra më shumë

Kocka e gjak, mish e thua,

I treti në vend të huaj.

Vendasi im!

Gjaku im rinor!

Dashuri buzëplasur!

Sy i përmalluar!

Shpirt i pangrohur!

Prag i harruar!

Të shoh e dëshpërohem.

Të ndjek hapat në zgjimin e hershëm

Shikimi m`tretet skelave

Tek ndërton gradaçelat në dhe të huaj

E një grusht dhe nuk është yti.

Kjo jeta jote,

M`bëhet litar i ashpër që më mbyt për fyti.

Si vizitor që jam,

Mundohem të flas me gjuhën tënde të huazuar

Fryma m`ngushtohet

Zemra m`ligshtohet sa dua të pëlcas

Në kasetofonin e makinës

Një këngë e vjetër kurbeti

Rremat e syve m`i ndez flakë.

Duart mbi timon djersiten,

Të nxjerr dhimbjen,

Si i çmendur timonin godas.

Shqiptarë të ikur

Të shpërndarë botës ngado

Së brendshmi, më vjen ajo pyetja klishe

Zgjidhje është kjo?

Të mbetesh pa Atdhe?

Nëna e baba,

Nga vajza e djali

U ndanë për së gjalli.

Kërrcasin trarët pa frymë njerëzish

Zjarre, s`ka më në votra

Të shkreta kanë mbetur pragjet

S`ka më vizita në vëllezër e motra.

Vendin e shqipes, dreqi e mori

Na shpërndau si korbat

Rrugëve të botës na nxori.

Kockat më bluhen me njera tjetrën

Skërmiten dhëmbët

Por prap sè jap veten.

A thua,

Kështu kanë vendosur perënditë?

Rinia e vendit të largohet çdo ditë

E tokën arbnore ta djegin stuhitë?

Jo, Zoti im!

Më thuaj që kjo gjëndje është e përkohë

Ktheje gjakun tim me këmbë në tokë.

Në shtratin e Arbërisë

Dua të jetoj

Në dheun e të parëve dua të prehem

Në qofsha e mbetsha i varfër

Nuk dua t`ia di

Sikur botën të më falni në vendin tuaj,

Nuk dua të shtrydhem në dhe të huaj.

Me krahët e erës do fluturoj

Grua, fëmijë, nënë e babë t`i shijoj

Dinjitoz, i thjeshtë e njerëzor

Se dashnor i shthurur me kurorë.

T`ma ngrohin shpirtin rrezet e Drinit

Me stuhi yjesh të sfidoj dimrin.

Në syrin e shpresës,

Ardhmëria!

KUR HESHT QIELLI

Kur hesht qielli,

Si vejushë, hëna vishet në zi

Retë e bardha

Fustangrisura si hirushja e përrallave

Bëhen gri.

Kur buzët heshtin

Shpirti mpaket

Akrepat ngatërrojnë ritmin

Orët e mia rebelohen për s`keqi

Godasin me ç`munden

Kohën që plaket….

STUHI YJESH

Ky qiell sonte,

Nuk di ç`pamje paska marrë

As i kaltër

As gri

As i murrmë

As i qetë

As i rebeluar

As ylli polar gjëkundi s`duket.

S`qenka e thënë të kem shoqëri

I nervozuar,

Përplas gërmat mbi tastierë.

Edhe këto s`di si po më duken

Herë të bardha mbi platforma të zeza

E hërë të zeza mbi të bardhë

Ekrani më duket edhe më keq

Si gjë pa jetë

Si qënie pa sy

Pa formë

Imagjino sikur të flisja për shpirt…

Me sytë e imagjinatës,

Desha të puth hënën

Kur bëra ta prek,

Një vetëtimë gjarpëroi qiellin

Mbi tastierë

Stuhi yjesh….

DIELL E YJE SFIDOJ

 E desha sa yjet

Që t`ia tregoja, u zgjata deri në qiell

Pa e kuptuar se fund oqeani

Isha zhytur thellë e më thellë

E desha çmendurisht

E po aq çmendurisht e dua

Jehonë ushton maleve dashuria ime

Më deh aromë e flokëve të praruar.

Nëse më duhet,

Stuhisë së yjeve t`i rezistoj,

Me zë të lartë e pa frikë do t`u them

Diell e yje! Të dyve ju sfidoj!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular