Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike po dëshmonjë qartë se tashmë kemi të bëjmë me një parti të shkëputur nga filozofia berishiste: debate konstruktive përmes forumeve të saj (Kryesia, Kolegji i kryetarëve, Grupi parlamentar) dhe vendimarrje me bazë të gjerë janë tipare themeltare që dëshmojnë se partia demokratike po i rikthehet vlerave të 1990-ës mbi të cilat ajo u krijua: formacion i njerëzve dhe fjalës së lirë, antitezë e partisë së punës, një parti pro perëndimore dhe krah SHBA-v
Në Kuvendin e 18 Dhjetorit të 2021-it, Lulzim Basha do të deklaronte moton e kuventit, “Zgjedhim të ardhmen” dhe si kuvend i së vërtetës, e vërteta do të ishte e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. Gjithashtu do të theksonte se si do të ishte Partia, ashtu do të ishte dhe Shqipëria nesër; një parti e ndarë nga e shkuara dhe me njerëz të pastër, në papajtueshmëri me korrupsionin dhe krah SHBA-ve, Mbretësrisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian.
Dhe kjo po ndodh!
Pas një periudhe thuajse 2 vjeçare në stajacion të PD-së dhe pa aksion politik, fushata e zgjedhjeve vendore të 14 Majit risolli shpresën tek demokratët dhe qytetarët. Narrativa politike e prodhuar nga Partia Demokratike drejtuar nga Kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj përgjatë fushatës, ishte pikërisht platforma e Kuvendit të 18 Dhjetorit: ndarje nga e shkuara, jo kompromis me korrupsionin dhe një parti e vlerave më të mira demokratike euroatlantiste.
Në zgjedhjet vendore të 14 Majit, Partia Demokratike u përfaqësua denjësisht dhe i mbijetoi sulmit të Foltores dhe maxhorancës qeverisëse për eleminin e saj falë qëndrimit stoik të Enkelejd Alibeajt, qëndrestarëve demokratë dhe 104 mijë
votuesve idealistë që e besuan atë. Elektorati opozitar refuzoi Foltorenn, 104 mijë vota të PD dhe 250 mijë demokratë që nuk votuan, i thanë stop filozofisë berishiste. Gjithashtu, refuzimi i klasës politike 32 vjeçare nga 64% e elektoratit opozitar dëshmoi neverinë ndaj trishes, Rama-Berisha-Metaj.
Tashmë pas mbijetesës, Partia Demokratike ka hyrë në një fazë të rëndësishme të saj, siç dhe ishte deklaruar përgjatë fushatës zgjedhore, të riorganizimit, rikonceptimit, zgjedhjeve kapilare të organizmave të saj dhe kryetarit të partisë.
Demokratët po kërkojnë zgjidhje pas leximit të rezultateve të 14 majit.
Për ta nuk ka kohë më për pritje!
Kështu, Kolegji i Kryetarëve, i cili është ashti i Partisë Demokratike, në unison doli me një deklaratë në kundërshti me atë të grupit parlamentar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë nga poshtë- lart (propozim i deputetëve). Kolegji vlerësoi emergjente zgjedhjen e kryetarit nga lart-poshtë, pasi pas një periudhe të gjatë mungese në aksion politik dhe pa kryetar, demokratët në strukura kanë nevojë për liderin e tyre, për siguri dhe besueshmëri.
Qasje kjo e një partie me demokraci reale, përballje qendrimesh e vendimesh!
Kryesia e Partisë si organ vendimarrës, mbledhur ditën e djeshme, mes debatesh konstruktive ka analizuar qëndrimin e Grupit Paralmentar dhe të Kolegjit vendosi që të nisë puna për organizimin e procesit zgjedhor për kryetar të partisë, pasi situata nuk pret dhe lënia e terrentit politik Foltores prej kaq kohësh në mungesë të aksionit politik i ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe elektoratit opozitar.
Por ndryshe nga vendimi në unison i Kolegjit të kryetarëve, Kryesia ka qenë e ndarë,17 anëtarë të saj kanë votuar pro fillimit të procesit të zgjedhjes së kryetarit, një pjesë prej tyre kanë votuar kundër (F.Hoxha, J. Godole), një pjesë kanë absenuar (J.Tabaku, O.Nebiaj, J. Hamati) dhe disa prej tyre janë larguar pa votuar (G.Bardhi. L.Gështenja, H.Bushati, S. Korreshi, D.Sula, B. Nallbati, Dh.Cupi).
Mendimi ndryshe respektohet, por largimi nga votimi është një shpërfillje ndaj besimit të demokratëve të cilët presin zgjidhje, është shkelje e parimeve të demokracisë.
Këta deputetë, anëtarë të kryesisë, para se të qartësojnë votën “kundër” mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit apo refuzimin e votës, në fakt, kanë detyrimin moral dhe institucional të sqarojnë edhe qëndrimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore të 14 majit.
Pasi janë po këta deputetë, të cilët shkelën vendimin e Kryesisë se “në zgjedhjet vendore do të votohej vetëm sigla e PD-së dhe çdo votë për kandidatët e Primareve do të ishte votë kundër PD dhe votë për Ilir Metën”. Me mbështetjen publike që i bënë kandidatëve të Primareve jo vetëm shkelën vendimin institucional (të kryesisë), por vunë në rrezik demokracinë në mosrespektimin e votes së shumicës.
Kandidatët e Primareve nuk e pranuan asnjëherë dorën e shtrirë të PD-së që të garonin me siglën e saj, por këta deputetë i mbështetën duke konfuzuar elektoratin opozitar. Kostoja ishte vota e munguar e 250 mijë demokratëve, jo vetëm prej përçarjes nga Foltorja por dhe paqartësisë së qëndrimit të tyre që herë dilnin më njërën palë e herë me tjetrën.
Dhe ky votim duket se ka vendosur aktorët në pozicionet e tyre reale!