BallinaOP EDTrimat mediatik ndaj Lul Bashës

Trimat mediatik ndaj Lul Bashës

spot_img

Nga Habion Hasani
Afro 48 orë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp atë paradite.

Një natë më parë, Edi Rama, kishte zbuluar në “Opinion” se Berisha bridhte me foton e kitaristit amerikan Joe Walsh, duke pretenduar se ai ishte Erion Veliaj në Iran.

Gazetarët kishin një rast të artë që ta pyesnin Berishën në atë konferencë për shtyp, se si ndodhi që ai kishte berë një ngaterresë aq të turpshme dhe nje mashtrim aq flagrant si dhe t’i kërkonin llogari, për helmin që hedh në opinionin publik.

I kam para syve fytyrat e ngrira të gazetareve kur Berisha fliste, e pyesnin për idiotizma dhe nuk guxoi askush prej tyre ta pyeste thjeshtë

Ore po si mashtron kështu?! Ti je ish-President ish-Kryeminister, a do kërkosh falje të paktën?

Zero, asnjë pyetje. Si VUV para tij.

Ama e njëjta kategori po i bën gjyq mediatik dhe rrjetesh sociale sot Lulzim Bashes, vetëm pse ca mbështetës të tij kanë folur të tensionuar dhe kanë fyer disa të pranishëm në mbledhjen e vonë mbrëmë.

Veprimi i njerëzve të Lulit është tepër i gabuar, por njerëzor. Janë tensione të pritshme, duke parë gjendjen ku ka shkuar ajo parti.

Ama këta kolegët tanë i marrin shpirtit Lulit kur gabon, ndërsa Doktorit i rrinë aty poshtë bo*eve. Kanë vapë ndaj si duket u shijon të rrinë në hije, freskollëk pra!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular