BallinaSocialeKujdes! Këto 7 gabime që po bëni në mëngjes po "ju nxijnë"...

Kujdes! Këto 7 gabime që po bëni në mëngjes po “ju nxijnë” ditën!

Nuk ekziston një rutinë e përcaktuar se çfarë duhet të bëjmë në mëngjes, ama ekzistojnë disa gjëra që ne i bëjmë gabim dhe rrezikojnë të gjithë produktivitetin tonë gjatë ditës. Këto janë 7 veprimet që duhet të shmangni porsa zgjoheni në mëngjes.

1. E shtyni alarmin për më vonë
Rezistojini këtij tundimi, pasi nëse bini sërish në gjumë do futeni në një cikël prej të cilit është shumë e vështirë të dalësh. Kështu që në vend që të zgjoheni të relaksuar, do ndiheni të lodhur.

2. Qëndroni në batanije
Jo! Ajo që duhet të bëni është të ngriheni dhe të bëni shtriqjen e mëngjesit.

3. Kontrolloni telefonin
Problemet, kërkesat, surprizat e papritura nuk duhen në mëngjes. Sigurisht që postimet e reja në Facebook apo Instagram mund të presin disa minuta.

4. E lini krevatin të parregulluar
Meqënëse do ktheheni sërish në mbrëmje ju mendoni se nuk keni përse ta rregulloni. Por, psikologët kanë zbuluar se kjo gjë lidhet me produktivitetin dhe organizmin tuaj gjatë ditës.

5. Pini kafe
Me siguri mendoni se kafeja ju hap dytë apo jo? Nuk është e vërtetë. Trupi juaja prodhon hormonin kortizol, i cili rregullon nivelin e energjisë, midis orës 8 dhe 9. Kështu që kafeja do ju duhet vetëm pas orës 9 e 30.

6. Bëheni gati në errësirë
Dritat fikur duken si një mënyrë e butë për t’u zgjuar. Por, nëse ju visheni në errësirë trupi juaj do marrë sinjal se është ende natë dhe do ndihet akoma dhe më i lodhur.

7. Nuk ruani një rradhë të caktuar veprimesh
Ruani një skemë automatike që do bëni sapo të zgjoheni, në mënyrë që energjinë për gjërat e paparashikuara ta ruani për më vonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular