BallinaAktualitetMoti për sot/ Ku do ketë rrebeshe shiu? Vranësira dhe temperatura deri...

Moti për sot/ Ku do ketë rrebeshe shiu? Vranësira dhe temperatura deri në 31 gradë

spot_img
spot_img

Prezenca prej disa ditësh e masave ajrore me origjinë Oqeanike vijojnë ndikimin e motit të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku orët e paradites dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa mesdita dhe pasditja mbizotërohen nga vranësira të cilat herë pas here pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

Nuk përjashtohen edhe mundësitë e breshrit në juglindje të territorit. Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të mbizotërohet në orët e paradites nga kthjellime dhe vranësira konvektive ku herë pas here do të gjenerojnë shira në formë shtrëngate. Problematike situata do të paraqitet në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore nga stuhitë e forta të erës dhe rrebeshet e shiut. Duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë Republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket, Republikës së MV, vijon nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike në pothuajse gjithë territorin ku vranësirat do të jenë dominante deri në mesdite kur pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe erë te forte. Orët e mbrëmjes dhe nata mbeten në ndikimin e vranësirave por pritet ndërprerje e reshjeve. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstreme ditore.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqiten; Europa veriore, Gadishulli Iberik si edhe Europa Lindore ku moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jenë dominante ndërsa si pasojë e një qëndre me presion të ulët atmosferik e zhvilluar prej disa ditësh në detin Adriatik, Gadishulli i Ballkanit do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu, herë pas here në formë shtrëngata. Po ashtu, Alpet e Evropës si edhe zonat përreth tyre do të dominohet nga vranësira, reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular