BallinaKryesoreAkuzat e Berishës për blerjen e zgjedhjeve?! Nëse është “shitur dhe shkodrani”...

Akuzat e Berishës për blerjen e zgjedhjeve?! Nëse është “shitur dhe shkodrani” të ka “rënë në kokë tavani”..

Humbja dërrmuese e zgjedhjeve nga ana e opozitës ka bërë që lidershipi i saj të akuzojë mazhorancën për blerjen e votave. E rëndë kjo është edhe më shumë kur humben bastionet si Kamza, Tropoja, Kukësi dhe Shkodra! Sali Berisha dhe Ilir Meta edhe pse patën premtuar fitoren e këtyre zgjedhjeve dhe patën dhënë garancinë se do të garantonin mosprekjen e votës së shqiptarëve më 14 maj, rezultati i defaktorizoi politikisht. Për këtë dyshe të politikës shqiptare, nuk vlen më fakti që janë të denjë të fitojnë, ose mbrojnë votën pas kësaj që iu ndodhi. Po shkojmë në një muaj nga mbarimi i zgjedhjeve lokale dhe nga opozita që pati premtuar fitoren dhe mosprekje të votës nuk kemi asnjë fakt konkret për të justifikuar këtë humbje, veç retorikës që janë blerë dhe nuk ka asnjë akt konkret për ta vënë qeverinë nën presion. Humbja ishte e thellë dhe thuajse në gjithë bastionet e PD, ndaj justifikimi i blerjes është dyshues. Jo se qeveria nuk ka përdorur çdo instrument qoftë dhe blerje me para në dorë, për t’i blerë këto zgjedhje, por se edhe nëse vërtet qytetarët janë blerë kjo është një ditë e zezë për opozitarizimin, është një alarm për pikë e errët ku ka mbërritur demokracia dhe se nëse ka ardhur dhe dita që që shitet shkodrani, atëherë të ka rënë në kokë tavani!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular