BallinaSportBonuse të çmendura, Mesi “Xhordani” i ri i SHBA-së/ Zbulohet kontrata që...

Bonuse të çmendura, Mesi “Xhordani” i ri i SHBA-së/ Zbulohet kontrata që e joshi të firmosë me Inter Majemin

spot_img
spot_img

Leo Mesi vendosi që ta çojë talentin e tij në Florida, duke ndjekur rrugën e LeBron Xhejmsit nga Klivlend. Por argjentinasi e bëri duke filluar nga Parisi dhe do të kalojë Atlantikun pas disa dekadash që ka luajtur në Europë për të arritur tek Inter Majemi, klubi i Floridës në MLS dhe në pronësi të mikut të tij, Dejvid Bekham

Kampioni i botës nga Rozario kishte 3 opsione në tavolinë dhe ka zgjedhur amerikano-veriorin, kundër një rikthimi në Barcelonë, gjë që dukej e vështirë dhe u konfirmua e tillë, dhe megaofertën saudite, që bindi më parë Kristiano Ronaldon ose Karim Benzemanë. Pak orë pas takimit të fundit mes Horge Mesit dhe Joan Laportës, Leo pranoi ofertën e Majemit.

Por çfarë përfshin kjo ofertë? Inter Majemi shfrytëzoi figurën e Bekhamit në negociata, ndërsa i bëri një ofertë joshëse financiare me një rrogë fikse, plus dy bonuse, të cilat lidhen me sponsorët “Adidas” dhe “Apple TV”. Mesi do të paguhet me 40 milionë euro në vit për tri vite, kontratë e cila përfshin edhe një klauzolë largimi në fund të sezonit të parë dhe të dytë.

Atyre u duhen shtuar edhe bashkëpunimet me “Apple TV”, si zotëruesi i të drejtave të MLS-së dhe “Adidas”-it, një markë që sponsorizon kampionatin dhe gjithashtu Leo Mesin. Ai do të përfitojë një përqindje të të ardhurave nga abonimet në “Apple TV” për të parë Ligën e Amerikës së Veriut dhe gjithashtu një përqindje të fitimeve që “Adidas” do të arkëtonte nga ardhja e tij në MLS.

Ai ka ndjekur të njëjtën rrugë si të markës “Xhordan”, kur Majkëll firmoste me “Nike” dhe basketbollisti kërkonte përqindje mbi të ardhurat nga shitja e këpucëve me emrin e tij, legjendaret “Air Jordan I”. Por për Mesin shkon edhe më larg se një palë këpucë.

Vetë MLS tregon besimin e saj në figurën e tij, duke i dhënë ato përqindje nga të ardhurat e të drejtës audiovizive përmes një “MLS Pass” që ata shpresojnë se do të rritet ndjeshëm në numrin e abonentëve për të parë ndeshjet e yllit argjentinas.

“Adidas” gjithashtu vazhdon të zgjerojë bastet me Leon, i cili hyn plotësisht në tregun më të madh sportiv në botë. Marka me tri vija vendos një nga flamurët e saj në tokën që marka e saj kryesore armike e ka pushtuar tashmë me “Xhordanin”.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular